Policia ia doli të gjejë trupin e recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno”, njoftoi policia e Himarës.
I riu Eraldo Novruzi punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi ndërsa autori i vradjes Gerald Shehu 43 vjeç, ishte bashkpronar i këtij hoteli.
Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Shehu , pasi e ka vrarë me armë zjarri Eraldon është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij të cilët u arrestuan këtë mëngjes.
Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Geraldo Shehu në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.
Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë krim. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/