2 çunat e hotelit e ndihmuan Shehun të fshihnin trupin

2 çunat e hotelit e ndihmuan Shehun të fshihnin trupin

599
0
Shares

Vihen në pranga 2 punonjës të hotelit në Dhërmi pasi dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme të fshehur trupin e pajetë të Eraldo Novruzit.

Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti, përkatësisht 33 vjeç dhe Davidi 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Të dy ishin të punësuar në hotel, ku dhe kanë ndihmuar pronarin të fshihte trupin e kolegut të tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Shehu , pasi e ka vrarë me armë zjarri Eraldon është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Geraldo Shehu në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë krim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY