Berisha: PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të...

Berisha: PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari, do të jetë begatia për qytetarët

185
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari, do të jetë begatia për qytetarët

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në vend sot bien kudo sirenat e skamjes.
Sirenat e xhepit bosh.
Sirenat e numërimit të kafshatës.
Edi Rama rrokullisi Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për të ardhura për frymë.
Me rrogat më të ulëta.
Shndërroi pasuritë përrallore të vendit në një mallkim për qytetarët dhe parajsë për bandën e tij.
Miqtë e mi, duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të mos numërojnë paratë e jetesës së tyre.
Të mos numërojnë ushqimet që marrin për të kaluar muajin.
Që shqiptarët të kenë mundësi të përfitojnë nga pasuritë e këtij vendi.
PD e ka shpallur dhe e shpall se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari.
Do të jetë begatia për qytetarët.
Do të jetë ripopullimi i Shqipërisë.
Do të jetë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Do të jetë Shqipëria në rrugën e integrimit, e sigurt vend anëtar i BE.
Sot në historinë e botës është një ditë e madhe. Është dita e zbarkimit në Normandi të fuqive aleate, zbarkim që shpëtoi Europën nga tirania e zezë.
Nderim të gjithë atyre që ranë dhe fituan pavdekësinë për lirinë e Europës, lirinë e kombeve të tyre.
Por sot duhet të rikujtoj se midis të gjithë diktaturave, më e zeza, më brutalja, më mizorja është diktatura e krimit dhe e bandave.
Është diktatura që ka larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE 1 milion shqiptarë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY