Berisha: Kjo është thirrja më jetike që bëj në 33 vite! Ajo...

Berisha: Kjo është thirrja më jetike që bëj në 33 vite! Ajo shkon edhe për kritikët e mi!

207
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje sot për të gjithë shqiptarët të përmbysin Edi Ramën. “Kjo është thirrja më jetike që bëj në 33 vite! Ajo shkon edhe për kritikët e mi, të lëmë ndasitë mënjanë sepse jemi në emergjencë ekzistenciale”, tha Berisha.

PJESË NGA THIRRJA E BERISHËS/ Sot është dita e 156, që unë mbaj fjalën time këtu në Rrugën e Shpresës. Nga këto 156 ditë, kjo është fjala më e rëndësishme që unë kam mbajtur. Por jo vetëm.
Në 33 vite karrierë politike, kurrë ndonjëherë, një mesazh i imi, nuk ka qenë më emergjent se ky mesazh i sotëm për ju dhe mbarë shqiptarët. Në 33 vite karrierë, kurrë ndonjëherë, një thirrje e imja, nuk ka qenë kaq jetike se kjo që bëj sonte në emër tuaj dhe të PD.
Prandaj fjalët e mia sot shkojnë në ccdo rrugë, në ccdo shesh, në ccdo qytet, në mbarë vendin. Këto fjalë shkojnë për çdo rrugë dhe rrugicë të Shqipërisë.
Këto fjalë shkojnë për zemrat e çdo shqiptari. Çdo njeriu, që nën deje ka gjak shqiptari.
Demokratë dhe opozitarë të tjerë. Socialistë dhe pa parti. Këto fjalë u shkojnë partive të mëdha dhe partive të vogla. Shoqërisë civile, emigracionit dhe diasporës. Të rinjve dhe të moshuarve. Nënave dhe baballarëve. Vëllezërve dhe motrave.
Por këto fjalë shkojnë edhe për kritikët e Berishës.
Ka momente në histori, që ndasitë duhen lënë mënjanë. Ka momente në histori, që lufta politike eklipsohet nga një emergjencë ekzistenciale. Për çdo popull, vjen një moment në histori kur ndodhet përpara pyetjes: “Të jesh apo të mos jesh?”
Ky është ai moment për kombin shqiptar! Dhe sot çdo shqiptar duhet t’i shohë gjërat siç janë.

Berisha: Kolosët e medieve evropiane, Rai 3 dhe BILD kanë ngritur alarmin se Shqipëria është narkoshtet

Kemi dy kolosë të mediave europiane. Rai 3, një media 45-vjeçare. Dhe Bild, një media gjermane 72-vjeçare, që kanë ngritur alarmin se Shqipëria është një narkoshtet.
Së pari ju drejtohem socialistëve. Shiheni të vërtetën në sy. Edi Rama nuk është më kryeministri juaj. E dëgjuat me zë dhe figurë para dy ditësh, ai pohoi në emisionin e Rai 3 se në zyrë ka pritur narkotrafikantë të kartelave meksikane. Ka pritur përfaqësuesit kryesorë të të gjitha familjeve mafioze shqiptare.
Martin Luter King ka thënë se të injorosh të keqen të bënë bashkëpunëtor me të keqen.
Nuk është Edi Rama pra kryeministri juaj. Mos u gënjeni nga “drejtësia e re”. Shikoni faktet.
Kemi një incenerator që nuk ekziston. Një incenerator që janë paguar 130 milionë euro. Dhe autorët e saj kryesorë, Edi Rama, Erion Veliaj janë të lirë. Asnjë qindarkë e vjedhur nuk ju është kthyer mbrapsht.
Por fakti më ulëritës është se sot e kësaj dite paratë tuaja vazhdojnë të shkojnë te sipërmarrja fantazmë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, inceneratori i Tiranës!
Shikoni faktet. Kompania 5D u kap duke vjedhur me modelin 100%. U arrestuan disa drejtorë. Por Erion Veliaj, hajduti më kryesor në këtë vjedhje, është ende i lirë. Ende ju vjedh. Ende ju poshtëron. Erion Veliaj vazhdon edhe sot, pas skandalit, të kontraktojë kompaninë e vet 5D dhe t’i çojë paratë tuaja në kontot e kompanisë së tij.
Këta nuk janë thjeshtë hajdutë ordinerë. Këta janë monstrat e vjedhjeve.
Këto nuk janë vetëm paratë e demokratëve. Janë paratë e çdo shqiptari që po vidhen.

Berisha: Monstrat qeveritare duan të shkatërrojnë familjen! Bërthama e gjithë problemeve sociale është varfëria

Monstrat e maskuara si qeveri duan të shkatërrojnë familjen. A e dini ju se në këtë moment, në parlament kanë sjellë ligjin e surrogacisë? Apo thënë ndryshe ligjin e tregtisë së foshnjave.
Këta monstra, nënën e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në fabrikë prodhimi.
Këta monstra, fëmijët e shenjtë shqiptarë, duan t’i shndërrojnë në produkt për t’u shitur.
Këta mostra, familjen e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në numër, ku nuk ka më nënë as baba, por ka prind 1 dhe prind 2.
Nuk janë vetëm familjet demokrate që rrezikohen këtu të dashur shqiptarë. Janë familjet socialiste. Janë familjet pa parti. Janë familjet e veriut. Familjet e Shqipërisë së mesme. Familjet e jugut.
Çdo familje shqiptare sot është në rrezik ekzistencial.
Shoqëria shqiptare nuk ka qenë kurrë më e thyer se ditët e sotme. Epidemi vetëvrasjesh dhe tentativa për vetëvrasje. Krime në familje. Sherre të përditshme për motive banale.
Bërthama e gjithë këtyre problemeve sociale është varfëria.
Sepse Edi Rama i ka bërë shqiptarët të paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë dhe të marrin si shpërblim pagat më të ulëta.
Qiratë janë bërë të papërballueshme. Ushqimet bazike të ngjajnë trashmë me një luks për nga çmimet.
Taksat u marrin frymën bizneseve dhe qytetraëve.
Si mundet shqiptari, në këtë tokë që Zoti e bekojë me begati, të katandiset në këto kushte varfërie?
Kjo sepse pasuritë e Shqipërisë janë mallkim për shqiptarët, por janë parajsë për Edi Ramën, Olsi Ramën, Olta Xhaçkën, për burrin e saj, ministrat, bashkiakët dhe serinë e tyre të hajdutëve të paparë më parë.
Kjo sepse taksat e shqiptarëve janë mallkim për qytetarët, por janë parajsë për Erion Veliajn dhe hotelet që ndërton me to.
Kjo sepse tokat e Shqipërisë janë mallkim për fermerët, por janë parajsë për narkotrafikantët e Edi Ramës.
Kjo sepse shteti i Shqipërisë ka 11 vite që është shndërruar në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës.

Berisha: Nesër të gjithë përpara parlamentit në ora 10:00! Kjo protestë është protestë revoltë për Shqipërinë!

Edi Rama nuk do që Sali Berisha të flasë të vërtetat e narkoshtetit të tij.
Edi Rama nuk do që Sali Berisha të denoncojë vjedhjet monstruoze.
Edi Rama ka tmerr se Sali Berisha lider të opozitës me platformën e tij do të sjellë opozitën në fitore dhe do përmbysë pushtetin e tij.
Por sot nuk është më nevoja që Sali Berisha ta thotë të vërtetën. Nuk është më nevoja që Rai 3 apo Bild të thonë të vërtetën.
E vërteta sot është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar.
E vërteta është se vendi ynë, në mes të Europës, i bekuar me pasuri nga më të mahnitshmet, klimë dhe begati, po vdes.
Shqipëria po vdes të dashur miq.
Eurostat e ka faktuar se në 10 vite kemi humbur 1 milion banorë. Po 1 milion banorë janë 35% e popullatës! Rinia shqiptare është në vend të dytë në botë pas Sirisë për largime nga ky dhe i bekur. Për të tretin vit radhazi në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje. Dhe ky trend po thellohet vit pas viti.
Sepse një komb nuk jeton dot nëse qeveriset nga narkoshteti.
Një komb është i dënuar me shuarje nëse qeveriset nga narkoshteti.
Një qytetar është i destinuar me poshtërim dhe marrje të lirisë nëse qeveriset nga narkoshteti.
Për atë nuk ka siguri jete, prone, veprimtarie, lirie, të drejtash.
Dhe e vërteta kryesore është se narkoshteti është Edi Rama dhe Edi Rama është narkoshteti.
Prandaj nesër, ditën e enjte përpara parlamentit. Ora 10:00. Nuk ka më rëndësi je demokrat, opozitar, socialist, i pa parti, shoqëri civile, i ri apo i vjetër.
Nëse je shqiptar. Nëse e do flamurin e kombit. Nëse e do familjen. Nëse e do demokracinë. Nëse e do dinjitetin. Nëse e do kombin.
Të gjithë në këmbë para parlamentit!
Kjo nuk është betejë për Sali Berishën.
Kjo nuk është për Partinë Demokratike.
Kjo nuk është për opozitën.
Kjo protestë është protestë revoltë për Shqipërinë. Sepse nëse Shqipëria do të kishte gojë, sot ajo do ulërinte për ndihmë. Nëse Shqipëria, dheu ynë që lëngon, ajo do të ulërinte në kupë të qiellit për ndihmë
Nëse Shqipëria do të kishte një thirrje, ajo sot do ishte thirrja ndihmë, ndihmë, më shpëtoni se po më merr shpirtin Edi Rama me narkoshtetin e tij.
O sot o kurrë!
Para parlamentit. Të gjithë bashkë. Ora 10:00. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY