Rama, ndryshime në qeveri, Ceno Klosi merr detyrën e rëndësishme

Rama, ndryshime në qeveri, Ceno Klosi merr detyrën e rëndësishme

1759
0
Shares
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi është përfshirë në qeveri. Ai do të jetë prej sot zv/ ministër i Infrastrukturës duke qenë pranë me ministren Belinda Balluku.
Po sot ai është liruar si drejtor i Tatimeve.
DETAJET E VENDIMIT/ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Z. Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Po sot Rama ka bërë edhe dy ndryshime të tjera në qeveri duke caktuar dy zv/ministra të rinj. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes dhe Niko Hyka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY