Magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin, implante dhe materiale dentare të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.
Sekuestrohen implante dhe materiale dentare me vlerë rreth 50 000 euro, një automjet dhe një shumë parash.
U finalizua operacioni policor i koduar “Dental” në lagjen nr.9, ku shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin B. Xh., në të cilin gjetën implante, pajisje dhe materiale dentare, pa faturat përkatëse, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi B. Xh., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin, implante dhe materiale dentare të dyshuara të kontrabanduara. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/