EMRI/ Kapet në Fier laçjani, kërkohej prej vitit 2011 pasi kreu vrasje...

EMRI/ Kapet në Fier laçjani, kërkohej prej vitit 2011 pasi kreu vrasje të dyfishtë

912
0
Shares

Një ndër personat më të kërkuar në vend është arrestuar këtë mbrëmje në Fier.

Ai është Pjeter Pacani, i biri i Gjergj dhe i Lize, i datelindjes 27.02.1963, lindur dhe banues ne Fushkuqe, Laç.

Ky person është pjese e listes “Top 50- me te kerkuarve” në shkallë vendi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, në qershor të 2014, e ka denuar Pacanin me 25 vite burgim per kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armembajtje pa leje”.

Autori ishte biznesmen në kohen e krimir dhe ishte pronar i kompanisë së betonit “Pacani” kur kreu vrasje të dyfishtë më 18 shkurt të vitit 2011, duke qëlluar dy miqtë e tij për vdekje pasi nuk u shleu borxhin dhe ata po ia kërkonin.

Paçani qëlloi për vdekje Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh borxh por nuk po e kthente. Pas bisedave dhe SMS-ve, Paçani ka lënë takim me Zymajt dhe Gjeçin në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”. Biznesmeni i firmës së betonit, në momentin që ka hyrë në lokal, ka qëlluar nga një distancë e afërt dy shokët e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Shani prapë nga nëna dhe motra”.

Vlash Gjeçi në momentet e fundit i është drejtuar shokut të tij me fjalët “na preu në besë”, gjë e cila është konfirmuar dhe nga dëshmitarët në gjyq. Në fund, Gjykata, ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Paçanin.

Ky i fundit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe rezulton ende person në kërkim. Në konkluzionet e Prokurorisë u tregua se njëri nga viktimat, Ndoc Zymaj, është kushëriri i Paçanit, njëherësh dhe furnitor e menaxher i kantierit të lavatriçes së inerteve në FushëMilot, që ndodhet në pronësi të Paçanit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY