Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në protestë sot para Bashkisë së Tiranës ndrsa protestuesit kanë ‘ekspozuar’ bëmat e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij në këto krime.
“Jam lindur dhe rritur në këtë qytet dhe kur ishim fëmijë arrinim ta shihnim malin e Dajtit. Sot Edi Rama dhe Erion Veliaj e zhdukën malin e Dajtit ashtu siç zhdukën edhe Kullën e Sahatit. Keni parë këto ditë lajmet në mediat ndërkombëtare, në mediat italiane që po zbardhin dita ditës se si e gjithë nomenklatura shtetërore që nga kryeministri, zv. kryeministrat e ministrat dhe gjithë të tjerët janë përfshirë në një strukturë kriminale, që po abuzon me të tashmen dhe të ardhmen, që po shkatërron jetën e shqiptarëve. Zhdukën edhe 132 milionë të inceneratorit të Tiranës.
Zhdukën 60 milionë euro. Thotë Arben Ahmetaj “pyetini se ku janë paratë, pyeteni pronarin e vërtetë të inceneratorit”.
Por pronari nuk del, pronari është i humbur, në arrati, ka mbyllur derën e bashkisë dhe i ka vendosur zinxhirin dhe i denjë për një ministër të brendshëm diktature, rrethohet me policë, që marrin urdhra dhe detyroheni ju t’i zbatoni”, tha Teliti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/