Autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka komentuar sot me gazetaren e syri tv, Armela Ferko disa nga detajet më shpërthyese të reportazhit të bërë në lidhje me përfshirjen e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Gazetari italian tha se mafia në Shqipëri është përfshirë në politikë dhe ekonomi.
Ferko: Si e cilësoni faktin që kryeministri Rama e konfirmoi se priti në zyrë një përfaqësues të kartelit të Sinalos?
Mottola: Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos, por gjëja më shqetësuese është se ai vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin. Sipas dokumetave kanadeze VloraConstrucsion, të paktën që prej 2020 sipas magjistratë kanadezë është bërë një shoqëri që disponohet nga Luftari (Hysa) dhe gjyqtarët kanadezë kanë evidentuar një sërë transfertash që janë bërë me VloraConstrucsion ku bën pjesë Luftari (Hysa) dhe fakti që VloraConstrucsion ka fituar shumë tendera në Shqipëri duhet të ndezi një dritë alarmi.
Mottola ka theksuar një pjesë tjetër të reportazhit, atë që lidhet me intervistën e regjistruar me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ai tha se deklarata e bërë nga ish zëvendëskryeministri Ahmetaj janë shumë të rënda dhe tejkalojnë imagjinatën sa i përket depërtimit të mafies në qeverinë shqiptare.
“Ahmetaj ka qenë krahu i djathtë i tij për shumë vite, kjo deklaratë të cilën shpresoj që drejtësia në Shqipëri të hetoj më tepër është tronditëse por deri tani është fjala e Ramës kundër Ahmetaj. Por Rama po tenton të minimizojë akuzat dhe mos legjitimimi i burimit nuk është përgjigja e duhur por të mos harrojmë që Ahmetaj ka qënë zëvendësi i tij. Unë shpresoj që Ahmetaj të mos kërcënohet, por di që ai ndodhet në një vend të lirë si Zvicra dhe ka aplikuar për azil. Besoj se ai plotëson kushtet për të përfituar azilin por ai na ka treguar vetëm sipërfaqen e asaj që ai din pasi është vetëm maja e ajsbergut.
Në rrëfimin e Ahmetaj në lidhje me raportet e tij me Ramën dhe qeverinë ai mendon se është zgjuar dhe është bërë i vetëdijshëm për atë që ndodhte përpara syve të tij. Një njeri kur fillon të flasë si në rastin e Ahmetaj kur ka një kërkese arresti për të kjo pendesë është e sforcuar pasi ka qenë prej vitesh krahu i djathtë i tij. Rama nuk e ka legjitimuar deklaratën e Ahmetajt.
Në Itali i gjithë sistemi i luftës kundër mafies ishte i fortë dhe roli i të penduarve kanë bërë të mundur që shteti të luftonte me të vërtetë mafian dhe deklarata e Ahmetajt duhet të verifikohen nis ejani të vërteta dhe nuk duhet të legjitimohen menjëherë, kjo është në interes të demokracisë”, tha Mottola.
Në vijim gazetarja e pyeti Mottolën rretb përshtypjeve që krijoi për kryeministrin gjatë bisedës me të.
Ferko: Si ishte sjella e Ramës. Ai vetë ka përdorur një term në fillim si autokrat, i ngjante?
Mottola: Rama me mua u tregua shumë mikëpritës. Autokrati që helmonte…ishte një batutë por ka pasur momente kur kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasi me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të. Në fillim u përgjigj me disa fyerje, më tha që pyetjet e mia ishin baltë, që nuk isha në gjendja të bëja zanatin tim profesionin tim etj. Më ka akuzuar se prodhoi…këto batuta deligjitimime janë si të një autokrati, por po themi për ta shfajësuar që edhe Meloni përdor të njëjtin sjellje qëndrim vulgar arrogante kundrejt gazetarëve që nuk janë në të njëjtën linjë me të.
Fill pas kësaj interviste të Mottolës në Syri tv, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në X.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.
Kryeministri u sforcua shumë një ditë më parë për të neutralizuar efektin e medias italiane në lidhje me përfshirjen e krimit në qeverisjen e Shqipërisë. Ai publikoi pak orë para transmetimit intervistën me RAI3, që të orientonte sa më shumë drejt objektivave të tij interesin e publikut për emisionin. Por po ashtu të shfrynte edhe interesin e madh me të cilin pritej ky emision. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/