Berisha fton për protestë të enjten para Parlamentit, pas transmetimeve të RAI.

Berisha fton për protestë të enjten para Parlamentit, pas transmetimeve të RAI.

178
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot investigimin r RAI-3 dhe shkrimit të Bild për Edi Ramën, duke theksuar se Shqipëria në sytë e publikut Europian dhe botëror është një shtet i mafias dhe drogës.

Sipas Berishës, pikërisht për këtë arsye, kjo qeveri e narkoshtetit duhet të largohet një orë e më parë, që shqiptarët të mos largohen më nga vendi i tyre.

Lideri i opozitës Sali Berisha bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek parlamenti i Shqipërisë, ku të kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës. Bajrët për vjedhjen e votave.

Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre”, deklaroi Berishs.

Në vijim ai tha se në mënyrë të përsëritur PD ka denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës.

“Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama.

Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten që vjen”, theksoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY