Berisha: Qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e 3-të deri...

Berisha: Qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e 3-të deri në moshën 22-vjeçare

156
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se PD-së do të marrë përsipër fëmijën e 3-të deri në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Shqipëria po ikën para syve tanë.
Ka një kushtrim, ka një klithëm që buron nga shpirti dhe zemra e shqiptarëve; të ngrihemi dhe të përmbysim këtë regjim.
PD do ti japë përgjigjen më të vendosur kthesën vendimtare në demografinë e shqiptarëve.
Sot unë shpall para jush se përveç primeve të fuqishme për fëmijën e parë dhe të dytë.
Përveç subvencioneve dhe mbështetjes për çiftet e reja për strehim dhe punësim, qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e tretë gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim dhe gjithçka tjetër.
Asgjë nuk duhet të na mposhtë ne.
Asnjë agresion i mafias shqiptaro-ndërkombëtare ndaj nesh nuk duhet të na mposhtë. Duhet ti dalim zot vetes dhe vendit.
Duhet të shkërmoqim shtetin e mafias, të ndërtojmë shtetin ligjor, shtetin e vullnetit të shqiptarëve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY