Dy viktima aksidentale në Bulqizë, rrethanat krejt të ndryshme

Dy viktima aksidentale në Bulqizë, rrethanat krejt të ndryshme

330
0
Shares

Dy persona humbën jetën sot në mënyrë aksidentale në Bulqizë. Njëri po punonte në minierë ndërsa tjetri po gjuante peshk.

“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Zeni Murati rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia e Bulqizës për rastin e parë të aksidentit gjatë punës.

Ndërsa rasti i dytë është krejt tjetër.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, lajmëroi policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY