“Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në...

“Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në ndërtim në Shqipëri”

71
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot ndërtimet e larta në Tiranë duke theksuar se ato janë shkaku kryesor i rritjes së cmimeve të banesave.

Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në ndërtim në Shqipëri, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, analistëve, gazetarëve, opinionistëve, të mos u verbojnë shkëlqim i kullave, veturat luksoze, vilat dhe resortet se ato janë pasuri të ndaluara për kombin tonë.
A e dini ju se studimi i INSTAT-it që fsheh Edi Rama tregon se 51 përqind e të rinjve shqiptarë jetojnë në varfëri dhe rrezik varfërie.
Se mbi 50 përqind e shqiptarëve i kanë mollë të ndaluara pushimet verore.
U kthyen kohërat kur shqiptarët nuk bënin dot një javë pushim.
Hidhni sytë pak, kulla, kulla në të katër anët.
Qeveritarët rrahin gjokset se mbushin valixhet nga kullat e drogës.
Shqipëria renditet e para në Europë për indeksin e ndërtimeve.
Po sa përkthehet, si përkthehet ky indeks në të ardhura për shqiptarët.
Si përkthehet ky tregues, këto ndërtime, në mirësi për shqiptarët?
Jo, miq jo, ato janë fatkeqësi për shqiptarët.
Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në ndërtim në Shqipëri.
Ato nuk preken, aty nuk blihet, aty është tregu i trafikantëve që blejnë kate të tëra, kurse qytetarët as me dylbi nuk i shohin dot. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY