Një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det sot në ishullin e Kretës
Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare i quajtur Nikolas, u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.
Vogëlushi ishte me nënën e tij por siç duket ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u fut në det me dallgë duke u mbytur si pasojë e detit të trazuar atë moment.
Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin por mjekër që erdhën me urgjencë nuk ia dolën dot ta kthenin në jetë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/