Agron Shehaj shpall partinë, “Mundësia” për të rrëzuar qeverinë dhe ndryshuar kastën...

Agron Shehaj shpall partinë, “Mundësia” për të rrëzuar qeverinë dhe ndryshuar kastën politike

225
0
Shares

Është mbajtur sot konventa themeluese e partisë “Mundësia” që pritet të drejtohet nga deputeti ish deputeti i PD, Agron Shehaj, sot deputet i pavarur në Parlament. Përpara mijëra anëtarëve dhe mbështetësve të tij të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, Shehaj tha se ashtu siç ka emrin, do të jetë një parti mundësish për të gjithë shqiptarët.

“Do të kthejmë shpresën tek shqiptarët. Do të ngrejme një parti politike europiane, të ndershme, eficente, të jashtëzakonshme.

Një parti që siç ka emrin ashtu do të jetë. Një parti mundësish. Një parti ku njerëzit do të ndihen të përfaqësuar.

Do të shkojmë drejt zgjedhjeve me bindjen se ne do sjellim ndryshimin. Se ne do te krijojme mundesi per te gjithe.

Ne nuk dorëzohemi. Ne do të luftojmë modelin e vjedhjes se mundesive deri në fund. Ne do të luftojmë korrupsionin dhe padrejtësitë çdo ditë. Ne do të luftojmë për vendin tone çdo ditë dhe çdo natë.  Së bashku do ia dalim. Tju japim shqiptareve ate qe ju takon, mundesite e mohuara, per nje jete me te mire ne shtepine e tyre.” – u shpreh Shehaj.

Gjatë punimeve të Konventës e mori fjalën edhe Erald Kapri, gazetar, pedagog dhe historian i cili e vuri theksin tek nevoja për të ndryshuar sistemin, pëe të sjellë në skenën politike aktorë të rinj që e përdorin besimin e qytetarëve për ta dhe jo për veten. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY