Ndahet nga jeta poeti Skënder Rusi, poezia e fundit

Ndahet nga jeta poeti Skënder Rusi, poezia e fundit

218
0
Shares

Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare poeti lirik korçar, Skënder Rusi.

Rusi vijoo të shkruante poezi deri pak ditë para se të ndahej nga jeta.

Kritikët e kanë vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.

Krijimtaria poetike është pasuria më e madhe që poeti lë pas.

Më poshtë poezia e tij e fundit që postuar në rrjete sociale.

Mister Etrusk

I veshi vajzat vjeshta e vonë,
Dorë që ua mbuloi
mizorisht kërthizat!
Në ç’lëndina do të prehen tani
kopetë e syve,
Kur dihet që pas vjeshtës
vijnë dimrat!?

Me urdhër të kujt
ajo solli dëborën,
Për t’ua vdekur vajzave
të gjitha trillet!?
Qënka mediokre
kjo vjeshtë e vonë,
Që e quan mëkat
të zbulosh hiret(!)

Mister etrusk kjo kapriçioja e saj,
Që i vesh vajzat dhe i xhvesh
pemët!
Nëse ka një stinë që unë s’dua
t’i ngjaj,
Ajo mban pikërisht emrin
e vjeshtës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY