Pse nuk janë konfiskuar pronat e kompanisë 5D. Detajet nga Këlliçi

Pse nuk janë konfiskuar pronat e kompanisë 5D. Detajet nga Këlliçi

92
0
Shares

SPAK nuk ka vënë në sekuestro bizneset e kompanisë 5D dhe bashkia e Tiranës vijon të kryejë pagesat për të.

Lajmi u mësua dje nga Belind Këlliçi ndërsa sot ai ka bërë pyetjen se pse SPAK nuk ka sekuestruar pronat e 5D.

“Kolegët e Veliajt në SPAK, vazhdojnë të mbrojnë interesat korruptive të kryebashkiakut në skemën më të madhe dhe të papreçedentë të vjedhjes së 100% të fondeve publike, nëpërmjet kompanisë së 5 drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Kjo kompani është rast unik hetimor pasi SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Por më e rëndë se ky fakt, është lejimi i shitjes së aseteve në palë të treta e më pas zhdukja e parave të bandës 5D.

Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot SPAK duhe të na thotë se përse kjo vilë që shihni në ekran, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim”, deklaroi Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY