Parcela me jeshile në Shkodër, nuk tremben kultivuesit. A kanë negocuar?

Parcela me jeshile në Shkodër, nuk tremben kultivuesit. A kanë negocuar?

102
0
Shares

Nga kontrollet intensive të territorit, asgjësohen në Postribë dhe në Velipojë, 4621 bimë dhe fidanë cannabisi.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit në Velipojë.
Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY