Arrestohet personi me 3 emra në Kurbin, i dënuar nga gjykata

Arrestohet personi me 3 emra në Kurbin, i dënuar nga gjykata

236
0
Shares

Arrestohet një  42-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Ai u arrestua në Kurbin, dhe mban 3 emra Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

“42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njoftoi policia e Kurbinit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY