Dy oficerë policie dhe një gazetar në pranga, sulme digjitale me materiale...

Dy oficerë policie dhe një gazetar në pranga, sulme digjitale me materiale të falsifikuara

1622
0
Shares

Një oficere policie e Mbikqyrjes Policore dhe një gazetar u arrestuan sot pasi falsifikuan të dhëna të cilat i publikuan më pas. U arrestuan Regina Omeri dhe Ervis Hasanaga ndërsa një tjetër oficer, Kushtrim Selimi u shpall në kërkim.

Regina Omeri, 34 vjeçe, është punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës ndërsa Ervis Hasanaga, 35 vjeç, është me profesion gazetar.

Ndërsa Kushtrim Selimi, 39 vjeç, është me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njoftoi policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY