BERISHA/ “Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi...

BERISHA/ “Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij”

155
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot sulmin brutal fizik ndaj abokatit të tij. Ai tha se Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij.

“Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.
Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.
Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.
Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.
Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.
Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas Berishës deklarimi i sotëm i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili porositi vrasjen e avokatit Ravik Gurra, faktoi se qëndron pas këtij krimi të shëmtuar.

“Dalja e Taulant Ballës faktoi katërcipërisht se ai me Edi Ramën qëndrojnë mbrapa si mbështetje, në mos edhe më shumë, e këtij krimi të shëmtuar.
A mund të besohet Taulant Balla, që pasi i ndjeri Ravik Gurra gjeti në dosje se Taulant Balla kishte porositur vrasje, u ekzekutua nga një dorë mafioze në mënyrë që avokati Gurra të mos hapte proces gjyqësor ndaj Taulant Ballës.
Për ata të cilët mund të tregojnë skepticizëm, u them a nuk u zhdukën me vendim gjykatësi dhe prokurori regjistrimet që faktonin se Taulant Balla kishte porositur vrasje?
Atëherë çfarë njoftoi Taulanti sot?
Bëri betimin që ka bërë për Ravik Gurrën.
A ishte dorëjashtë në vrasjen e Ravik Gurrës, Taulanti?
Jo, ishte porositës sipas të gjitha rrethanave të asaj vrasje.
Po këtu çfarë deshi? Pse i dogji akuza që unë i bëra Edi Ramës?
Pse Edi Rama nuk gjeti dëshmitar tjetër përveç të akuzuarit për vrasjen e Ravik Gurrës?”, komentoi Berisha duke shtuar se pse duhej të bënte këtë krim një person që kishte fituar të gjitha gjyqet dhe vetëm se nuk donte të paguajnte detyrimin sipas marrëveshjes”, tha kreu i PD.

Në vijim Berisha i deklaroj Ramës dhe Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje, tha ai.

“Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës.
Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.
Për këtë skenar të stisur!
Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha.

A nuk ishte Edi Rama mbrapa Emiljano Shullazit, që kërcënoi kandidatin për rektor me rrëmbim të djalit?
Sepse donte t’i jepte tenderin e kampusit të universitetit, Emiljanës së Edi Ramës.
Po pse të mos themi ne se është Edi Rama mbrapa grupit të strukturuar kriminal që goditi sot për t’i marrë jetën avokatit Sokol Mëngjesi, si hakmarrje e verbër, primitive ndaj përmbysjes së plotë të dosjes Dumani-Kraja-Melonai”, theksoi kreu i PD, Sali Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY