Tonin Vocaj tregon krimin ndaj avokatit Mëngjesi. Kjo është pista e krimit,...

Tonin Vocaj tregon krimin ndaj avokatit Mëngjesi. Kjo është pista e krimit, cështja lidhet me gjyqin

344
0
Shares

Drejtori i policisë Tonin Vocaj ka dhënë detajet e siguruara gjatë hetimit policor të sulmit të rëndë fizik ndaj avokatit të kreut të PD, Sali Berisha.

Ai renditi masat e marra nga ana e Policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme më datë 29.05.2024, rreth orës 08:50, ku në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.

Autorët

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan punën policore për marrjen e informacionit mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ku nga tërësia e veprimeve gjurmuese dhe precedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale, konkretisht shtetasve:

– Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
– Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
– Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
– Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).

Motivi i goditjes:

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Porositësi:
Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Shpërblimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp). m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY