DETAJET/ 4 fotot e autorëve të goditjes së avokatit Mëngjesi, emri i...

DETAJET/ 4 fotot e autorëve të goditjes së avokatit Mëngjesi, emri i porositësit

2466
0
Shares

Një person është arrestuar dhe ndërkojë janë identifikuar katër autorët të cilët ishin më kërkim. Njëri nga autorët është vetdorëzuar, Dorian Beqir Alia.

Janë identifikuar si sulmues Romario Roberto Tabaku, drejtues i makinës që shoqëroi rrahësit, Elton Ndue Kasaj, Drivald Sokol Alia dhe Dorian Beqir Alia.

Sipas policisë autorët kanë lidhje krushqie dhe nuk janë paguar për krimin e kryer.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte fëmijën e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Ngjarja lidhet me një çështje pronësie të ndjekur nga Mëngjesi dhe fituar prej tij.

Dritan Jani Nano i dyshuar si organizator i ngjarjes kriminale është i arrestuari i parë”, deklaroi sot pasdite drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Policia po vijon kërkimin për kapjen e 3 personave ndërsa vendosi një shpërblim prej 20 mijë euro për ata që njoftojnë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY