Argita Berisha, viziton avokatin Mëngjesi, në spitalin e Traumës

Argita Berisha, viziton avokatin Mëngjesi, në spitalin e Traumës

341
0
Shares

Ndërsa avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po trajtohet në urgjencën e Traumës, ai është vizituat nga Argita Mallteti. Vajza e Berishës u pa në ambientet e spitalit të Traunës pqk pasi Mëngjesi u soll atje.

Sokol Mëngjesi, avokat e kryetarit të PD, Sali Berisha, u godit sot nga tre persona me doreza dhe sende të forta.

Ai është goditur në zonën e Bllokut në Tiranë ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, njofton policia e Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY