Berisha shpall objektivat për arsimin: Sa do jetë paga për mësuesit dhe...

Berisha shpall objektivat për arsimin: Sa do jetë paga për mësuesit dhe sa për pedagogët. Ambicioze

187
0
Shares

Departamenti i Arsimit në PD, publikoi sot prioritet 2025 – 2029 përgjatë takimit të punës online me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Ekspertët paraqitën planin për hartimin e Programit të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029, i cili është përgatitur nga specialistë të arsimit, pedagogë e mësues, studentë, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj të politikave të sistemit edukativ dhe të kërkimit shkencor.

Kryetari i PD Sali Berisha u ndal tek gjendja mjerane e arsimit të nxënësve, shpopullimin e mbi 1 milionë shqiptarëve, politizimin dhe korrupsionin në arsim ndërsa premtoi një plan emergjnce për arsimin.

”Do të ketë mbështetjen më të fuqishme financiare nga qeveria e ardhshme. 5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY