“Ky regjim sundon me familjet mafioze të Rrajave, Ndokës, Bajrëve, Avdylëve, Troplinëve,...

“Ky regjim sundon me familjet mafioze të Rrajave, Ndokës, Bajrëve, Avdylëve, Troplinëve, Dervishëve, Xhafëve, Ballës, Çelëve”

146
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se ky regjim sundon me familjet mafioze të Rrajave, Ndokës, Bajrëve, Avdylëve, Troplinëve, Dervishëve, Xhafëve, Ballës, Çelëve.

“Ky regjim që sundon me familjet mafioze të Rrajave, Ndokës, Bajrëve, Avdylëve, Troplinëve, Dervishëve, Xhafëve, Ballës, Çelëve, bandave të tjera.
Ky regjim i pamëshirë sa vetë pamëshirësia u thotë shqiptarëve çdo ditë se në këtë vend, në këtë tokë ju nuk keni vend. Ju duhet t’ia mbathni sa më parë.
Por a është Shqipëria një vend për t’u braktisur?
Jo dhe jo. Shqipëria është një vend për të luftuar dhe vdekur 100 herë për të.
Shqipëria është një vend që meriton çdo sakrificë.
Shqipëria është një vend që meriton çdo përpjekje.
Shqipëria është vend që meriton jetët tona.
Shqipëria është vend që meriton gjithçka!
Shqipëria nuk mund të dorëzohet barbarëve, nuk mund t’i dorëzohet hajdutëve, nuk mund t’i dorëzohet kriminelëve, nuk mund t’i dorëzohet vrasësve, qeveritarëve në pushtet.
Miqtë e mi, të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, kërkojnë një betim të çdo shqiptari për të marrë fatin e tij në dorë.
Dhe për të marrë fatin e tij në dorë do të thotë t’i thotë vetes se jam shqiptar dhe se do marr Shqipërinë në duart e mi”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY