‘Kur nuk shkojmë në stadium’, piktura ikonike e Guri Madhit në muzeun...

‘Kur nuk shkojmë në stadium’, piktura ikonike e Guri Madhit në muzeun gjerman të futbollit

167
0
Shares

“Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Lajmi është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama i cili edhe falenderon kuratorët për këtë përzgjedhje.

Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të.

Ekspozita është ngritur si pjesë e aktiviteteve që lidhen me ngjarjen e madhe të futbollit evropian Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY