Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjecarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së policises 21 vjecare Aldorjana Loshi.
Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/