Berisha premton votën për diasporën shqiptare dhe ligje favorizuese për rikthimet

Berisha premton votën për diasporën shqiptare dhe ligje favorizuese për rikthimet

101
0
Shares

 

Kreu i PD, Sali Berisha ka përshëndetur një akt proteste sot në Milano kundër kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej atje për një takum me emigracionin shqiptar në Itali.

Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar. Ju jeni mazhoranca e vërtetë, tha Berisha duke premtuar votën për diasporën në zgkedhjet që zhvillohen në Shqipëri.

“Garantoj emigracionin dhe diasporën e Shqipërisë, se e drejta e votës në vendin nga i cili janë larguar do të sanksionojë njëherë e përgjithmonë dhe se zgjedhje të tjera, pa votën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Garantoj emigracionin dhe diasporën se rikthimi i butë i tyre në Shqipëri, lehtësitë e mëdha në investime në këtë vend, në veçanti për shqiptarët që kthehen nga emigracioni do të jenë kuadri urgjent ligjor, pas fitores së zgjedhjeve të ardhshme.
Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar.
Dikush mund të thotë, po ata nuk ishin shumë. Përgjigja ime është; edhe një njeri mund të jetë mazhorancë siç thotë, Abraham Linkoln.
Mazhorancë janë ata që guxojnë, mazhorancë janë ata që mbrojnë kauza të drejta. Mazhorancë janë ata që sulmojnë pa u trembur për të mbrojtur kauzën e tyre”, tha kreu i PD, Sali Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY