Babë e bir shisnin ‘pa leje’ në Lushnjë, u kapen dozat

Babë e bir shisnin ‘pa leje’ në Lushnjë, u kapen dozat

154
0
Shares

Policia prangosi babë e bir në Lushnjë pasi u kapën duke shitur doza heroine dhe kokaine.

Ata i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme, vihen pranga babë e bir.

“Sekuestrohen 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli”, dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, organizohej veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie.

Për këtë rast u kapën në banesë duke pregatitur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi Izet Boriçi, 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi Valier Boriçi, 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë”, njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për pregatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY