Vetvrasja e polices, ngjarja merr tjetër kthesë, arrestohet i dashuri

Vetvrasja e polices, ngjarja merr tjetër kthesë, arrestohet i dashuri

2515
0
Shares

Ndërsa një ditë më parë qëlloi veten për vdekje një polive e komisariatit 5 në Tiranë sot policia vuri në pranga një pereon.

Ai është i dashuri i saj që lajmëroi policinë për vdekjen e vajzës 21 vjeçare.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja Aldorjana Lushi, 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njofton policia e Tiranës.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjanës dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY