LUSHNJË/ I riu humb jetën pasi përfundoi në një shtëpi afër rrugës

LUSHNJË/ I riu humb jetën pasi përfundoi në një shtëpi afër rrugës

531
0
Shares

Një person humbi jetën në aksin Lushnjë Rrogozhinë gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmë.

Ndërsa makina e sgkatërruar përfundoi në oborrin e një shtëpi, trupi i shoferit u gjet vetëm sot në mëngjes pas 9 orësh kërkime.

Ai është 21-vjeçar, Fabjol Ibraliu, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Trupi i tij është gjetur brenda bimësisë së dendur në oborrin e një banese në fshatin Konjat të Lushnjes, raporton Klan News.

Ibraliu po drejtonte një “Ford”, i cili ka kaluar barrierat anësore dhe ka përfunduar në një oborr shtëpie.

21-vjeçari dërgoi babanë në punë në një pikë karburanti dhe po shkonte edhe vetë në punë. Për shkak të shpejtësisë së lartë mjeti doli nga rruga duke u shkatërruar i gjithi. I riu prej 2 vitesh ishte pajisur me leje drejtimi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY