Qeveria nis rezolutën antikorrupsion në Parlament, shpejtësi e madhe për komisionin e...

Qeveria nis rezolutën antikorrupsion në Parlament, shpejtësi e madhe për komisionin e Posaçëm

188
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 Maj 2024 për votimin në Kuvend të rezolutës së qeverisë kunfr korrupsionit.

Çuçi tha se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët.

Çuçi tha se rezoluta parashikon ngritjen e Komisionit të Posaçëm. Çuçi theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europaine dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku mbajti një konferencë për shtyp ku sqaroi debatet në konferencën e kreytarëve dhe qëndrimin e grupit parlamentar të PD.

Ajo artikuloi se lufta kundër korrupsionit është një domosdoshmëri që nuk mund të injorohet dhe se arsyeja përse socialistët kanë prpozuar këtë rezolutë vjen prej faktit se tanimë SPAK por edhe raportet ndërkombëtare po vërteton se korrupsioni është endemik dhe duhet të meren masa reale për ta luftuar. Sipas Tabakut një mazhorancë e cila ka dërguar vendin në këtë situatë nuk ka lartësinë morale për të luftuar korrupsionin.

Tabaku kritikoi gjithashtu edhe qasjen e mazhorancës socialiste në lidhje me integrimin duke kërkuar gjithëpërfshirje dhe duke i kujtuar socialistëve që ky proces ka padyshim dy palë dhe jo një dhe kjo sipas saj do të thotë që nuk mund t’i merren funksione KKIE për interesin e qeverisë “janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë KKIE. Janë dhe një pjesë që lidhet me pikëmpamjet e mbikqyrjes, të raportimit, po dhe njëkohësisht dhe të monitorimit që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mundet të kontrollojë veten, të mbikqyrë veten të raportojë tek vetja.

Kjo është një detyrë dhe hapërsirë që ligji ja ka lënë për procesin e integrimit, opozitës.” u shpreh Tabaku ndërsa u kujtoi socialistëve se jo më larg se një vit më parë mazhoranca ka dakordësuar ndryshimet ligjore për çështjen e integrimit dhe këto kanë frymën e dakordësisë dhe jo abuzimit me pushtetin e shumicës në kuvend.

PD abstenoi në votën për projektrezolutën e propozuar nga PS dhe për këtë deputetja e PD argumentoi se “nuk e votuam atë, sepse unë e bësoj që është e nevojshme që në procesi e integrimit ne patjetër ta vendosim luftën ndaj korrupsionit si objektiv primar”. Me rëndësi për deputeten e PD dhe gjithë demokratët është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe pavarësisë së tyre “Në rezolutën e partisë socialiste thuhet që reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe ne do ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton që do të kemi një proces që nuk zhbën reformën në drejtësi? Kush garanton që ky komision i posacëm nuk do të kthehet në një tabelë qitjeje ndaj këtyrë institucioneve, ndaj KLSH, një sërë insititucionësh të pavarura?” u shpreh Tabaku në deklaratë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY