Berisha, Dumanit: Kur drejtove task forcën në 2008 hape për 2 vjet...

Berisha, Dumanit: Kur drejtove task forcën në 2008 hape për 2 vjet mbi 1000 raste, ndërsa tani disa herë më pak

135
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë protestës para apartamentit të tij se Altin Dumani kur drejtonte task forcën antikorrupsion në 2008 hapi mbi 1000 çështje ndërsa sot disa herë më pak me 5 fishin e financimit.

Berisha: Kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, Dumanit desh i ra koka në tavolinë

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Mbani mend mirë se në vitet 2005-2013 me ligj asnjë ministër, as kryeministri, nuk mund kurrë të merreshin me prokurime publike.
Ligji ishte i prerë sa ç’duhet të ishte.
Ndaj dhe Edi Rama nga 2013-a gjer sot nuk ka lënë kontratë pa shqyrtuar.
Nuk ka lënë tender pa analizuar, vendim pa shqyrtuar me bandat e tij dhe ka gjetur zero, zero, zero tek ministrat. Por nuk them se nuk kishte korrupsion. Sigurisht kishte, por kishte gërshërë të forta ligji kundër tij.
Ato që përmenda më sipër, Dumani e dinte se duhej të bënte detyrën.
Ai ishte në një ekip në të cilin merrnin pjesë përfaqësuesit e doganave, tatimeve, shërbimit informativ, policisë kriminale.
Dhe Damani i partisë e dinte se të gjithë ata sy ishin te ligji se përndryshe fluturonte brenda 24 orësh aty ku duhej ta kishte vendin.
U thashë atyre të cilët citojnë deklaratat e mi. Nuk ia mohoj kujt punën, askërkujt. Por u them se ai njeri, me atë ekip, me një të pestën e shpenzimeve të sotme, regjistroi 1414 çështje penale për korrupsion.
Kurse sot me pesë herë më shumë shpenzime, sot del peng i shpifur që nuk ka nder dhe dinjitet dhe duhej të ishte larguar me kohë nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY