“Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i...

“Drejtori i policisë së Lezhës, një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes!“

567
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në protestën para shtëpisë se Drejtori i policisë së Lezhës, i shpallur në kërkim nga SPAK, ishte një trafikant i poshtër, ishte ushtar i Erion Braçes!

“Miqtë e mi, frika gjer në palcë nuk është zgjidhja.
Drejtori i policisë së Lezhës, Mitri, një trafikant i poshtër që në vend të rendit, bënte trafikun, që hapi portin e Shëngjinit për kalime ngarkesa gjigante droge, po të gjithë e dimë se ishte ushtar i Erion Braçes.
Po edhe nga Braçja keni frikë o të mjerë?
Po si mo u thoni shqiptarëve se e ka ndihmuar një zëvendëskryeministër dhe nuk u thoni se e ka ndihmuar Erion Pluhuri, Erion Droga.
Miqtë e mi, kjo platformë është platforma e të vërtetave të mëdha.
Është platforma e mbrojtjes të të drejtave, të të vërtetave të mëdha kombëtare.
Po kush i administron bandat e Durrësit? Një njeri dhe vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama. Ato vjedhin për Edi Ramën, bëjnë trafik për Olsi dhe Edi Ramën, rrahin njerëz nëpër lokale si të çmendur për Edi Ramën.
Gazetarë dhe gazetare, kombi është në lëngatë të madhe sepse janë këto familje mafioze dhe Edi Rama padrino i tyre, shqiptarët nuk gjejnë vend në Shqipëri.
Shqiptarët largohen nga ky vend më shumë se nga çdo pushtim tjetër në histori.
Ndaj dhe njëherë u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, o sot o kurrë gjer në fitore të plotë.
Gjer në përmbysjen, pastrimin e bashkisë nga Erion Veliaj.
Krijimin e qeverisë teknike.
Zgjedhje të lira.
Fitore të opozitës.”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY