Silvinjo betohet si shtetas shqiptar në Lushnjë

Silvinjo betohet si shtetas shqiptar në Lushnjë

186
0
Shares

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në krye të ekipit, Zabaleta, Laurenti e Stesina, janë betuar sot si shtetas shqiptarë.

Pasi kishin fituar më herët dekretin e shtetësisë, ata u betuan para autoriteteve vendore, si qytetarë të Lushnjës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pohoi se kishte pritshmëri të larta nga ekipi kombëtar, nisur nga momentet e mira që po kalon.

“Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e Lushnjës, të betimit të 4 qytetarëve të rinj të bashkisë, mes tyre edhe treshja, të cilët së bashku me 2 anëtarë të tjerë të stafit kanë drejtuar ekipin tonë kombëtar, së pari në momentin historik të kualifikimit për herë të dytë në një Europian, duke na bërë krenarë. Sot jemi këtu për të bërë betimin, si qytetarë të denjë të Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë. Kam patur mundësinë t’ju ndjek nga afër dhe vlerësuar se ekipi jonë është më i bashkuar se kurrë, dhe babai i Kombit, Skënderbeu, na ka mësuar se gjithmonë po të jemi të bashkuar fitojmë çdo betejë”, u shpreh Balla në fjalën e tij.

“Dua të falënderoj shumë popullin shqiptar që ka besuar në punën tonë, Federatës Shqiptare të Futbollit. Jemi shumë të lumtur, kemi bërë një punë të mirë të gjithë së bashku, por afër na pret një sfidë e rëndësishme”, tha trajneri Silvinjo.

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë tha se ekipi kuqezi është një pasuri e çmuar kombëtare që mbledh pranë vetes këdo, duke shfaqur ndjenja krenarie. m.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY