GJKKO mban sërish Irenën gjykatëse të Berishës edhe pse Irena nuk mohon...

GJKKO mban sërish Irenën gjykatëse të Berishës edhe pse Irena nuk mohon dënimin e saj

159
0
Shares

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të hequr masën e arrestit të shtëpisë.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha pas përfundimit të seancës se GJKKO nuk pranoi as kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca gjyqësore u drejtua nga Rudina Palloi.

Avokati Gjokutaj e ka quajtur një skandal këtë vendim të gjykatës.

Ne parashtruam të gjitha kundërshtinë tonë me të ashtuquajturat rezultate që SPAK parashtron për zotin Berisha, në asnjë veprim që ata pretendojnë ndonëse ato janë veprime të ndodhura më herët, të raportuara dy herë, por në kontestimin tonë zoti Berisha nuk është subjekt i hetimeve, nuk ka asnjë veprim hetimor që të hedhë dritë mbi një akt, mbi një firmë, mbi një prononcim të zotit Berisha, mbi një veprim apo mosveprim të tij në lidhje me këtë çështje. Ky është një skandal. Gjykata vendosi të vazhdojë masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndërkohë që hetimet merren me problemet e mbrojtjes kundër zjarrit, me kontribute patriotike. Sot kemi dëgjuar pataksira në seancë po sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka. Në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjykatëses që kishte për shqyrtim për përjashtimin e saj dhe është interesante fakti që zonja Gjoka në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit që ajo është dënuar nga gjykata administrative me ndalimin në zonën Shengen por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në ato shkaqe që sjellin përjashtimin tim dhe gjykata pastaj në një arsyetim jashtë objektit të kërkimit tonë, thotë që kjo gjykatë nuk është kopetente për të gjykuar mbarimin apo jo të mandatit të zonjës Gjoka. Këto janë teknalitete.

Nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes qoftë për përjashtim qoftë edhe për themelin për marrjen e provave.

Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto dhe do ja qepim edhe në kostumin veror.

Ne kemi bërë kërkimet dhe çështja e Irena Gjokës ka shkuar në prokurori dhe akoma nuk kemi përgjigje nga ata”, tha Gjokutaj.

Kurse SPAK tha në seancë se Sali Berisha ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë, duke futur në banesë ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të Rai 3.

Këtë pretendim të SPAK, avokati Gjokutaj e konsideroi si lajthitje.

“Sali Berisha ka që në në datën 30 Dhjetor pa dalë nga dera këta thonë ka thyer arrestin në shtëpi. Lajthitja e gjykatës dhe SPAK është e tillë që nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës”, tha Gjokutaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY