Pas 16 vitesh kapen 2 autorët e vrasjes së shqiptarit në Athinë

Pas 16 vitesh kapen 2 autorët e vrasjes së shqiptarit në Athinë

765
0
Shares

Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkëta mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë me homologët e Athinës, si dhe mes prokurorive respektive çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.

Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari (ose alias Jetnor Cinellari), ishin vrasësit e dyshuar ndërsa shtetasi që u vra në 2008, quhej Arjan Xhambazi, nga Pogradeci.

Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:

Gëzim Latja 41 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Tarushllari, 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY