Falsifikoi veprat e Kadaresë, nis hetimi për pronaren e librarisë në Tiranë

Falsifikoi veprat e Kadaresë, nis hetimi për pronaren e librarisë në Tiranë

188
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj pronares së një librarie, për falsifikim. Mësohet se ky shtetas ka falsifikuar 4 vepra letrare të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Oegani i akuzës ka dërguar në Gjykatë çështjen duke kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mirela Bardhi, pronarja e librit Universitar “Book Store“. Ndaj saj është ngritur akuza për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, ku një shtetase u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara. Në lidhje me këtë rast Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese “Onufri”, e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri. Dyshimet nisën pasi në një nga libraritë e quajtur “Libri Universitar Book Store”, nga raportimi që ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese. Për këtë arsye Hudhri, në 9 Prill ka blerë në këtë librari 3 libra me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre. Kërkesa e prokurorisë për Mirela Bardhin është pranuar nga gjykata të hënën e 20 majit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY