Veliaj fallsifikon priftin, kisha katolike e zemëruar me aktin

Veliaj fallsifikon priftin, kisha katolike e zemëruar me aktin

877
0
Shares

Kisha katolike hodhi poshtë sot versipnin e bashkisë së Tiranës se martesa e dy vajzave dje në bashkinë e Tiranës u bekua nga një prift katolik.

Zëdhënësi i konferencës ipeshkvnore të kishës katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja, tha se kisha katolike është kundër martesave të së njëjtës gjini ndërsa deklaroi se personi që shfaqet me veshjen e një kleriku nuk është pjesë e kishës katolike shqiptare.

“Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”, deklaron Dom Mark Pashkja, zëdhënës i kishës katolike. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY