2 vëllezër dhe kushëriri sulmuan një tjetër banor të Shtiqnit me makinë dhe armë.
”Komisariati i Policisë Kukës shpalli në kërkim shtetasit L. M., 27 vjeç dhe Gj. M., 30 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririn e tyre, shtetasin S. M., 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar”, njoftoi policia.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/