SHIJAK/ 80 mijë euro në makinë me bojë sigurie, policia u vë...

SHIJAK/ 80 mijë euro në makinë me bojë sigurie, policia u vë prangat të dyve

823
0
Shares

Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, vihen në pranga 2 persona. Sekuestrohen 80 000 euro.

2 persona po tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Ndërkaq eksperti Artan Gjergji ka shpjeguar në lidhje me ngjyrën në eurot e kapura.

“#ThesiiGabuar
Per ata qe se dine. Kur futen parate ne makinat e blinduara te transportit perdoren disa elemente per te rritur sigurine.. Nje nder to jane qeset me boje te cilat futen ne thase te caktuar (jo tek te gjithe) dhe njelloj me konceptin e qeses se Oktapodit, qesja cahet ne momentin qe thesi hapet pa kodet perkatese te sigurise (hapet me dhune, shqyhet, griset etj.). Ne kete moment qesja cahet dhe bojatis te gjithe shumen e parave ne thes, duke i bere ato para te pa perdorshme. Pse nuk futet ne cdo thes qesja e bojes? Sepse ne sasi te vogla te bojatisura, vjedhesit e bankave tentojne t’i qarkullojne kartmonedhat ne shifra te vogla. Duke lene keshtu gjurme padashje dhe u bere element i hetimit e njdekjes se gjurmeve, deri sa zbulohen, arrestohen e denohen, duke dhene mesazhin qe te tjeret te mos e provojne. Eshte e qarte qe keto para te sekuestruara kan qene nga Thesi i Pafat”, thotë eksperti Artan Gjergji në një postim në Facebook . a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY