Bie helikopteri me Presidentin iranian. Ekipet e shpëtimit marrin sinjale nga telefoni...

Bie helikopteri me Presidentin iranian. Ekipet e shpëtimit marrin sinjale nga telefoni i pilotit

1003
0
Shares

Një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi mund të jetë përfshirë në një aksident, njoftuan mediat shtetërore atë që ato e quajtën ulje e detyruar.

Presidenti kishte inauguruar më herët një digë së bashku me presidentin e Azerbajxhanit në një zonë të këtij vendi banuar nga iranianë.

Në zonë, rreth 600 kilometra larg Teheranit, kishte mjegull të dendur dhe shumë ftohtë. 40 ekipe të reagimit të shpejtë janë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi edhe zhdukja e helikopterit, vend tashmë i identifikuar saktësisht për shkak të sinjaleve që janë marrë nga helikopteri.

Raisi u zgjodh President në zgjedhjet e vitit 2021, ndërkohë që është i njohur si person i përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Bashkë me të në bord ishte edhe ministri i Jashtëm i Iranit.

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei po merr pjesë në një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me ngjarjen. r.r

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY