Cameron në Tiranë, hamendje për marrëveshje të tipit Rama-Meloni. A do të...

Cameron në Tiranë, hamendje për marrëveshje të tipit Rama-Meloni. A do të zëvëndësojë Shqipëria, Ruandën

247
0
Shares

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, do të vizitojë Shqipërinë më 22 Maj.

Cameron pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

“Sekretari i Jashtëm David Cameron do të fluturoje për në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve.

Gjatë udhëtimit të tij, Lord Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, shkruan The Sun, që lajmëroi e para vizitën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në fokus të takimeve të tij do të jetë emigracioni i paligjshëm. Të dhënat flasin për rënie të fluksit të shqiptarëve drejt Britanisë por ende rënia nuk vlerësohet si e qëndrueshme.

Nuk ka të dhëna në lidhje me faktin se Britania ka shprehur interes për një skemë të llojit të Ruandës edhe me Shqipërinë e cila mund t’i ngjajë asaj Rama-Meloni.

Niveli i lartë i vizitës shton hamendjet për një situatë të re të marrëveshjeve për emigracionin mes dy vendeve, pasi marrëveshja me Italinë kapërceu me sukses edhe Gjykatën Kushtetiese. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY