Greqi, dy italianë lidhin dhe torturojnë në karrige elektrike shqiptarin për një...

Greqi, dy italianë lidhin dhe torturojnë në karrige elektrike shqiptarin për një motor

83
0
Shares

Një 40 vjeçar italian dhe nipi i tij 29 vjeçar, u arrestua nga policia greke për tentativë vrasje si dhe posedim të armëve.
Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë së arrestit me burg, pasi u arrestuan të hënën që lamë pas për torturimin e një 32-vjeçari shqiptar.

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek të Rodosit, ku dy italianët pasi kishin lidhur shqiptarin në një karrige, e kanë goditur atë me shkarkesa elektrike si dhe duke e goditur me thika.
Italiani dhe nipi i tij e kanë kërcënuar shqiptarin edhe me një sëpatë. Pas goditjeve të shumta, 32-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.
Kur është zgjuar, ai ka mundur të largohet dhe të përfundojë në spitalin e Rodosit për shkak të plagëve të shumta. Mjekët kanë konstatuar shumë plagë në trupin dhe organet e shqiptarit.
Ai ka bërë denoncim në polici, duke rrëfyer edhe ngjarjen.

Shkaku
Shkak i konfliktit kishte qenë një motor, ku vëllai i shqiptarit ua kishte shitur italianëve që jetonin në Athinë. Çmimi i shitjes ishte 4000 mijë euro, ndërsa fillimisht do të jepeshin 2500 euro dhe pjesa tjetër do të paguhej me këste.
Marrëveshja është bërë gjatë fundvitit të shkuar, ndërsa italiani nuk e kishte paguar shqiptarin sipas marrëveshjes së arritur. Italiani ka kërkuar sërish paratë e dhëna paraprakisht.
Të dielën pasdite, ata e lanë për t’u takuar në një lokal në zonë, ndërsa nipi i italianit priste në një hotel. Thuhet se 40 vjeçari nga Italia ishte përdorues i kokainës dhe është i njohur për policinë greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY