Berisha: 90 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës për dy administratorët...

Berisha: 90 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës për dy administratorët e saj

152
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se klani mafioz i Arben Malokut ka vjedhur 40 milionë euro nga bashkia juaj. Dhe 50 të tjera nga famozët Qefalia.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Prej dy muajsh Tirana dhe Shqipëria zien për vjedhjet e 5D-ve dhe Erion Veliajt, për zhdukjen e 135 milionë eurove të djegësit të Yiranës.
Por vetëm dy ditë e fundit, Belind Këlliçi dhe gazetarët investigativë kanë dëshmuar se klani mafioz i Arben Malokut ka vjedhur vetëm ai 40 milionë euro nga bashkia juaj.
Dhe 50 të tjerët, famozët Qefalia.
Çfarë ndodh me ju sot të dashur qytetarë?
Të gjithë pasuritë tuaja vidhen nga klanet qeveritare.
Kurse ju varfëroheni, varfëroheni dhe vetëm varfëroheni.
Miqtë e mi, unë kam në memorie Tiranën e diktaturës.
Ju garantoj ju se midis Tiranës dhe Shqipërisë tjetër, midis Tiranës dhe Shqipërisë rurale, dallimi ishte si dita me natën.
Mjerimi në Shqipërinë tjetër ishte varfëri, sëmundje, uri dhe vdekje.
Po sot, shkoni pak në fshatrat e këtij vendi, do gjeni një varfëri të tmerrshme.
Do gjeni një mjerim të papërshkrueshëm.
Të gjitha këto se qindarkat, se pasuritë, se paratë, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveritarët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY