Berisha: Malaveci hynte nga shtëpia e tij në të dhënat e TIMS....

Berisha: Malaveci hynte nga shtëpia e tij në të dhënat e TIMS. Linda fiku sinjalin televiziv kur po dëshmonte në komision

229
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi këtë mbrëmje skandalin. Malaveci i përmbaruesve ishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave, tha ai.

DEKLARATA E BERISHËS/ Dje në Komisionin e Hetimit të TIMS-it ka ndodhur një moment që nuk e ka njohur ndonjëherë në 33 vite parlamenti shqiptar.
Dje, kur në komision u thirr krimineli, mafiozi Malaveci, shefi i përmbaruesve mizorë, që u vodhën shtëpi, katandi qytetarëve, trafikanti i damkosur i drogës, që paguan Ulsi Manjën për ta mbajtur në detyrë në kundërshtim me ligjin, i dënuar 4 vite në Holandë, i paraqitur në komision, Linda e parlamentit ndërpreu të gjitha sinjalet televizive të medieve, kur ky mafioz do të dëshmonte para komisionit.
A e dini ju sepse o miq? Sepse Malaveci i mafies ndërkombëtare, Malaveci i trafiqeve ndërkombëtare, kishte akses, kishte hyrje në shtëpinë e tij në të dhënat më sekrete të shtetit, ato të TIMS-it.
Ndërkohë, deputetëve u thuhej se nuk keni certifikatë sigurie, ndaj nuk flasin dot haptas.
Malavecit i ishin dhënë të gjitha të dhënat kundrejt drogës, kundrejt miliona eurove shpërblim nga Rrumbullaku dhe Taulant Balla në shtëpinë e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY