Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag

161
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani. Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi në një postim në facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY