Përfaqësues të PD, takime në Bundestag: Autoritarizmi i Qeverisë së Edi Ramës...

Përfaqësues të PD, takime në Bundestag: Autoritarizmi i Qeverisë së Edi Ramës shkon në të kundërt me aspiratën e shqiptarëve

121
0
Shares

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, dhe n/kryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj u priten në Berlin nga Kryetari i Komitetit per Çeshtje Europiane në Bundestag z. Anton Hofreiter.

Gjatë takimit u bisedua për integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe dy deputetët e falenderuam atë për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem gjatë 34 viteve pluralizem.

Postimi i Gjekmarkaj:Theksuam rëndesinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetesimet tona per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu sot patem mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj. U shpreha kolegëve gjermanë gjithë respektin dhe falenderimin per vemendjen e kohen që na kushtuan, duke ju shpjeguar se populli shqiptar, jo vetem nga sondazhet të cilat e nxjerrin si popullin me proevropian, por nga historia e cila e ka vënë disa here në balle të perpjekjeve për të luftuar për Europen dhe në emer të saj, të një populli që e di ç’do të thotë të humbasesh si realitet e ta ruash si identitet, të ndeshkohesh prej saj e për të, për arsye shpirterore e kulturore si të tillë, si europiane dje, sot dhe neser, e meritojmë të jemi në bashkësinë e saj politike. Unë kam qënë 16 vjeç kur na u ofrua ëndrra europiane tani jam 50 vjeç dhe ajo ngjan me një vijë horizonti që sa i afrohemi po aq largohet. Popujt e Ballkanit Perëndimor e duan Europën, ndonjëherë qeveritë e tyre jo, sepse kështu konsolidojnë të pashqetësuar autokracinë!

Edhe në këtë takim rrëfeva sagen e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozites Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad personam nenin 73 të Kushtetutës për ndeshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim.

“Vdekja” e Ballkanit të hapur është e vetmja “vaki” që është pritur me gëzim duke zvogluar ndikimin e tërthortë rus nëpërmjet Serbisë në Ballkan. U shpjeguam gjitha hallkat, ngecjet dhe vonesat e Reformes në Drejtesi. Po ashtu ritheksuam nevojen e rikthimit të misionit faktmbledhës të Bundestagut gjatë vitit elektoral në Shqiperi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY