Ministria e Jashtme reagon ndaj dekleratës së Vulin: Shqipëria pret reflektim të...

Ministria e Jashtme reagon ndaj dekleratës së Vulin: Shqipëria pret reflektim të menjëhershëm

609
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thirri një ditë më parë për sqarim ambasadorin serb në vendin tonë Slobodan Vukčević, sa i takon deklaratave të bëra nga zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin.

Vulin ka deklaruar një ditë më parë se “Shqipëria e Madhe mund të ndalet vetëm nga bota serbe”. Kjo deklaratë sipas MEPJ, është provokuese, në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Vulin po komentonte një miting të Ramës në Athinë me mbështetës të tij.

“Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë. MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian”, thuhet nënjoftimin zyrtar të Ministrisë.

Çfarë tha Vulin:

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë.”

Vulin është krahu putinist i Vuçiç. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY